Bayern Munchen i jep pozit të lartë Oliver Kahnit
Bayern Munchen dje ka mbajtur mbledhjen e bordit. Anëtarët njëzëri kanë vendosur ta emërojnë Oliver Kahn në Bordin Ekzekutiv të skuadrës.
Kahn ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare e cila do të jetë në fuqi nga 1 janari i vitit 2020. Madje, kur kontrata e Karl-Heinz Rummenigge skadon më 31 dhjetor 2021, Kahn do të jetë drejtor i Bayernit.
“Ne jemi të bindur që Oliver Kahn është zgjidhja perfekte për pozicionin e CEO të FC Bayern München AG. Oliver ishte një lojtar i rëndësishëm në historinë e klubit tonë. kapiteni i FC Bayern dhe ekipi kombëtar i Gjermanisë për shumë vite. Ne jemi të bindur që Oliver Kahn është njeriu i duhur për të udhëhequr FC Bayern në të ardhmen” thuhet në komunikatën e klubit./Indeksonline/