Bayern Munchen marrëveshje me yllin e Ajaxit, pa asnjë cent

Bayern Munchen ka filluar të bëjë lëvizjet e para për afatin kalimtar të verës.
Sipas “SportBild”, bavarezët kanë arritur marrëveshje me yllin e Ajaxit, Noussair Mazraoui, shkruan IndeksOnline.
Mbrojtësi i djathtë do të bashkohet me skuadrën nga Alianz Arena si futbollist i lirë pasi që kontrata e tij përfundon në fund të sezonit.
Mazraoui ka luajtur në të gjitha ekipet e të rinjve të Ajax Amsterdamit që nga viti 2006.
Në vitin 2018, ai bëri debutimin me skuadrën e parë. Deri tani këtë sezon, marokeni ka bërë 33 paraqitje me klubin holandez, duke shënuar pesë gola. /IndeksOnline/