75 Mall Live Search
20:50 / E Shtunë, 13 Qershor 2020 / indeksADMonline

Bayern Munchen me gjysmë skuadre e mposhtë Gladbachun

Skuadra e Bayern Munchen, edhe pse me mungesa të shumta, ka arritur të shënoj fitore të rëndësishme kundër Monchengladbach.

Bavarezët kanë shënuar fitore me rezultat 2:1. Fitorën e arritën në minutën e 87-të, ku Goretzka shënoi golin e fitores, transmeton Indeksonline.

Golin e parë për Bayern Munchen e shënoi Zirkzee në minutën e 26-të. Pastaj Pavard shënoi një autogol për të barazuar rezultatin.

Me këtë fitore, Bayern Munchen bën një hap të madh për të fituar titullin e Bundesligës./Indeksonline/