75 Mall Live Search
09:20 / E Diele, 23 Korrik 2023 / Gj. Sh

Bayern Munich me ofertë të re për Harry Kane

Bayer Munich nuk e ka në plan të dorëzohet për Harry Kane.

“Bavarezët” kanë qënë të lidhur prej disa kohës për transferimin e sulmusin anglez, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Tottenhami, shkruan IndeksOnline.

“Spurs” pak ditë më parë ka refuzuar një ofertë prej 70 milionë eurosh nga Bayern, por duket se skuadra gjermane nuk e ka në plan të dorëzohet dhe po përgatitet për një ofertë të re.

Sipas medieve gjermane, drejtuesit e Bayern-it po përgatisin ofertën e re për londinezët, e cila do të jetë 100 milionë euro.

T Bayerni janë të bindur se, 100 milionë euro janë të mjaftueshme për të bindur presidentin e Tottenham, ndërsa kushtet financiare për lojtarin janë pothuajse të përfunduara dhe Kane është informuar për gjithçka./IndeksOnline/