Bayern Munchen me shifra të frikshme, 102 gola të shënuar këtë sezon

Kur jemi ende shumë larg fundit të sezonit, Bayern Munchen vetëm ka filluar të thyej rekorde.
Bavarezët me tre golat e shënuar sot në Bundesligë, kanë arritur shifrën e 102 realizimeve këtë sezon në të gjitha garat, shkruan Indeksonline.
Bayerni ka shënuar 64 gola në ligë, 19 në Champions League, 14 ne Kupën e Gjermanisë dhe pesë të tjera në Superkupën e Gjermanisë.
Kështu Bayerni bëhet skuadra e parë në pesë ligat e mëdha evropiane që kalon shifrën e 100 golave. /IndeksOnline/