75 Mall Live Search
11:06 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Bayern Munchen merr vendim të rëndësishëm në mëngjesin e sotëm

Bayern Munchen po e sfidon koronavirusin me plane konkrete. Skuadra e madhe gjermane po mendon për të ardhmen dhe plani i saj ka filluar me njeriun që mbanë ADN-në e ekipit, Thomas Muller.

Sulmuesi legjendar i Bayern, Muller ka vazhduar kontratën me bavarezët deri në vitin 2023.

Në takimin me Salihamidzic e Kahn, Muller ka zyrtarizuar qëndrimin te Bayern edhe për tri vite të tjera.

Zgjatja e kontratës me trajnerin Flick ka qenë një nga arsyet kryesore që e ka bindur Mullerin të qëndrojë ne skuadrën ku është rritur si futbollist./Indeksonline/