75 Mall Live Search
18:20 / E Hënë, 11 Korrik 2022 / Gj. Sh

Bayern Munchen nis bisedimet me Juventusin për De Light

Drejtori i Bayern Munchen, Hasan Salihamidzic gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Torino, dhe ka biseduar me drejtuesit e Juventusit për Matthijas De Light.

Gazetari Fabrizio Romano ka raportuar se Bayern ka negociuar të gjitha detajet personale me De Light, dhe tani Juventus po pret ofertën zyrtare, transmeton Indeksonline.

Salihamidzic ka folur shkurt pas takimit me drejtuesit e Juventusit.

“Do të shohim, nuk mund të them asgjë për marrëveshjen e Matthijas de Light. Optimizëm? Ne jemi gjithmonë optimistë.”, ka thënë ai./Indeksonline/