75 Mall Live Search
15:10 / E Shtunë, 16 Korrik 2022 / Gj. Sh

Bayern Munchen refuzon përsëri Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo është lidhur shumë here me kalimin e tij te Bayern Munchen.

Pasi arritën marrëveshje për shitjen e Robert Lewandowskit te Barcelona, gazetari i afërt me klubin bavarez, Maximilian Koch, ka raportuar se Ronaldo është afër transferimit te Bayern, transmeton Indeksonline.

Por menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar drejtori Hasan Salihamidzić i cili ka folur për mikrofonat e Sport1.

“Kam shumë respekt për Cristiano Ronaldon, sukseset dhe karrierën e tij. Por edhe një herë: kjo ishte dhe nuk është temë për ne”, ka thënë Salihamidzić.

Agjenti Jorge Mendes po kërkon vazhdimisht një klub për Ronaldon i cili nuk dëshiron të jetë pjesë e Man Utd në sezonin e ri./Indeksonline/