Bayern Munchen thyen rekordin e klubit, mbi 100 milionë euro shitje!

Bayern Munchen ka thyer rekordin e shitjeve të lojtarëve brenda një afati kalimtar. Meritat për këtë i takojnë drejtorit sportiv, Hasan Salihamidzic.
Me shitjet e kësaj vere, kampionët e Gjermanisë kanë kaluar shifrën prej 100 milionë eurove shitje, për herë të parë në histori të klubit.
Me shitjen e Joshua Zirkzee te Bologona, bavarezët zyrtarisht kanë mbi 100 milionë euro të ardhura nga transferta, shkruan Indeksonline.
Tetë lojtarët e shitur i kanë sjellur 103 milionë euro Bayernit brenda afatit kalimtar veror.
Lista është kjo:
Robert Lewandowski (45 Mio. te Barcelona), Tanguy Nianzou (16 Mio. te Sevilla), Chris Richards (12 Mio. te Crystal Palace), Marc Roca (12 Mio. te Leeds United), Omar Richards (8,5 Mio. te Nottingham Forest), Lars Lukas Mai (1,6 Mio. te FC Lugano) und Ron-Thorben Hoffmann (0,3 Mio. te Eintracht Braunschweig)./Indeksonline/