Bayern Munchen vazhdon me ecuri pozitive, fiton edhe derbin ndaj Dortmundit

Skuadra e Bayern Munchen ka shënuar fitore 2:1 ndaj Borussia Dortmundit në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Bundesliga.
Golin e parë në këtë takim e shënoi sulmuesi anglez, Harry Kane në minutën e 22’të, shkruan Indeksonline
Pjesa e parë u mbyll pikërisht me epërsinë minimale 1:0. Kurse në të dytën u shënuan edhe dy gola.
🚨🇩🇪 MICHAEL OLISE DOUBLES THE LEAD FOR BAYERN MUNICH !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) October 18, 2025
Bayern Munich 2-0 Dortmund.pic.twitter.com/hSxA5GntJs
Fillimisht mesfushori francez, Olise shënoi për 2:0 në minutën e 79’të dhe më pas Brandt shënoi për 2:1 në minutën e 84’të.
Skuadra e Vincent Kompany shkon në kuotën e 21 pikëve në pozitën e parë./Indeksonline/