10:50 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / L K

Bayern Munchen zyrtarizon një blerje, është supertalent

Bayern Munchen sapo e ka zyrtarizuar blerjen e Nestory Irankunda. 17 vjeçari vije te Bayern nga skuadra australiane, Adelaide United.

Nëntë gola në 38 ndeshje është bilanci i sulmuesit të krahut në futbollin australian. Irankunda do të ketë të drejt loje te Bayern vetëm nga 1 korriku i vitit 2024.

“Po shkoj në një nga klubet më të mira në botë, është një ëndërr e vërtetë e realizuar” ka thënë futbollisti.

4 milionë euro i ka kushtuar Bayernit blerja e Irankundas dhe është shitja më e shtrenjt në histori te skuadra australiane./Indeksonline/