Bayern Munchen zyrtarizon transferimin e ri

Bayern Munchen ka zyrtarizuar transferimin e Mathys Tel nga skuadra e Rennes.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi gjerman përmes një njoftimi në faqqen zyrtare, transmeton Indeksonline.
Marrëveshja raportohet se është arritur për një shifer prej 20 milionë euro plus 8.5 milionë bonuese.
17-vjeçari Te ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare dhe do të jetë pjesë e Bayern Munchen deri më 30 qershor 2027.
Ai do ta mbaj veshur fanellën me numrin 39./Indksonline/