75 Mall Live Search
10:52 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / SH

Bayern Muncheni jep lajmin e hidhur: Neuer është lënduar!

Bayern Muncheni do të jetë pa Manuel Neuer në ndeshjet e radhës.

Portieri pësoi një këputje të fibrës muskulore në kofshën e djathtë gjatë ndeshjes të së dielës në shtëpi në Bundesligë kundër 1. FSV Mainz 05.

Ky ishte rezultati i një ekzaminimi nga departamenti mjekësor i FC Bayernit.

Lajmin e ka dhënë skuadra bavareze, ndërsa nuk ka dhënë detaje se sa kohë do të jetë jashtë fushave./Indeksonline/