75 Mall Live Search
10:26 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / G T

Bayern Muncheni në telashe, konfirmon edhe lëndimin e mbrojtësit Upamecano

Skuadra e Bayern Munchenit sot gjatë ditës ka dhënë dy lajme aspak të mira për tifozët e saj.

Dy mbrojtësit, Alphonso Davies dhe Dayot Upamecano janë lënduar gjatë ndeshjeve të këtij muaji mars me kombëtaret e tyre, shkruan Indeksonline

Përveç mbrojtësit kanadez, te “bavarezët” do të mungojnë gjatë edhe mbrotjësi franceze, Dayot Upamecano.

Skuadra e Vincet Kompany do jetë me dy mungesa të mëdha në vazhdim të sezonit.

Të shtunën luan ndaj St. Paulit në Bundesliga, kurse në Ligën e Kampionëve në fazën çerekfinale luan ndaj Interit./Indeksonline/