75 Mall Live Search
23:14 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / Gj Sh

Bayern Munich e Chelsea me fitore komode ndaj Club Brugge dhe Ajax

Bayern Munich dhe Chelsea kanë marrë nga tre pikë të reja sonte, në fazën e ligës së Champions League.

Kampioni i Gjermanisë, para tifozëve vendas në ”Allianz Arena”, shënoi fitore ndaj Club Brugge, me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.

Lennart Karl hapi serin e golave në minutën e 5-të, para se Harry Kane të dyfishonte rezultatin në minutën e 14-të.

Bayern shënoi edhe një tjetër gol në pjesën e parë, me anë të Luis Diaz në minutën e 34-të, derisa fitoren e vulosi Nicolas Jackson në minutën e 79-të.

Bayern Munich ka grumbulluar 9 pikë nga tre ndeshje, derisa Brugge ka 3 pikë.

Fitore bindëse sonte shënoi edhe Chelsea, duke e mposhtur gjigantin holandez, Ajax, me rezultat 5-1.

Marc Guiu, Moises Caicedo, Enzo Fernadez, Estevao dhe Tyrique George shënuan golat për skuadrën londineze.

Golin e nderit për Ajaxin e shënoi, Wout Weghorst.

Pas tre ndeshjeve, Chelsa ka grumbulluar 6 pikë, ndërsa Ajax nuk ka asnjë pikë deri më tani./IndeksOnline/