Bayern Munich e nis sezonin duke luajtur ”Tenis” ndaj Leipzigut

Ashtu si e mbylli sezonin e fundit, Bayern Munich e nisi me fitore sezonin e ri të Bundesligës.
Kampioni i Gjermanisë duket sikur bëri stërvitje me Leipzigun, pasi rezultati ishte sikur të luanin tenis, 6-0, shkruan IndeksOnline.
Michael Olise hapi serinë e golave në minutën e 27-të.
Pesë minuta më vonë, transferi i ri, Luis Diaz shënoi golin e parë në Bundesliga.
Në minutën e 42-të, Olise shënoi golin e dytë personal. Me rezultat 3-0 u mbyll pjesa e parë.
Bayern tre gola të tjerë i shënoi edhe në pjesën e dytë.
Ishte sulmuesi anglez, Harry Kane i cili kompletoi hat-trick, duke shënuar në minutat 64′, 74′ dhe 78′./IndeksOnline/