Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Schalkes
Bayern Munich vazhdon serine e fitoreve të njëpasnjëshme, pasi sot pasdite mposhti Schalken në “Allianz Arena”.
Bavarezët e nisë shumë mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh përmes sulmuesit polak, Robert Lewandowski në minutën e 6-të.
Por, miqtë reagon duke e barazuar rezultatin në minutën e 29-të, me anë të Di Santo.
Megjithatë, Bayerni riktheu epërsinë përmes Thomas Mullerit në minutën e 36′-të.
Me këtë fitore Bayern Munich renditet në vendin e parë me 56 pikë, ndërsa Schalke mbetet e gjashtë me 34 pikë.