75 Mall Live Search
22:29 / E Premte, 22 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Bayern Munich fiton ndeshjen ndaj Augsburgut falë penalltive

Bayern Munchi ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Bundesligën gjermane, dhe vazhdon të jetë e pamposhtur këtë edicion.

”Bavarezët” mposhtën në ”Allianz Arena” skuadrën e Augsburgut, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Hat-trick në këtë ndeshje sulmuesi sulmusi anglez, Harry Kane.

31-vjeçari i dha epërsinë Bayernit me golin e shënuar nga penalltia në minutën e 63-të.

Një tjetër 11-metërsh i realizuar nga Kane vulosi fitoren në minutën 90+3.

Sulmuesi anglez kompletoi hat-trickun në 90+5.

Bayern është lidere e tabelës me 29 pikë, ndërsa Augsburg renditet në vendin e 13-të me 12 pikë./IndeksOnline/