75 Mall Live Search
22:07 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bayern Munich i gatshëm për transferimin e Perisic

Ivan Perisic dhe Interi mund të ndajnë rrugët.

Sipas Contes ai nuk do të funksiononte në formacionin 3-5-2 si një anësor dhe as si një sulmues i dytë. Prandaj, një transferim nuk duhet të përjashtohet në ditët në vijim, transmeton Indeksonline.

Deri më tani, vetëm Monako ka qenë e interesuar për Perisic, por në orët e fundit është përfolur për një rikthim të lojtarit përsëri në Gjermani.

Bayern Munich ka ndërmarrë hapat e parë drejt Perisic, duke shprehur interesim për ta marr lojtarin në klub në formë të huazimit.

Për momentin, nuk ka asgjë konkrete, por Nerazzurri me të vërtetë po dëshirojnë të shesin lojtarin. Sidoqoftë, ata nuk  po pranojnë ta lënë atë të largohet në formë huazimi./Indeksonline/.