Bayern Munich me fat kalon në 1/16 e Kupës së Gjermanisë, shënon gol në sekondat e fundit

Bayern Munich ka kaluar në 1/16 e Kupës së Gjermanisë.
Edhe pse për kundërshtar e kishte skuadrën nga liga e tretë, Wehen, Bayern Munich kaloi tutje me fat, pasi fitoren e arriti pak sekonda para fundit të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
Bavarezët kishin epërsinë prej dy golave, Harry Kane shënoi nga penalltia në minutën e 16-të, ndërsa Michael Olise dyfishoi rezultatin në minutën e 51-të.
Wehen nuk u dorëzua dhe arriti të kthehej në lojë, duke barazuar rezultatin në 2-2.
Ishte Fatih Kaya i cili shënoi dy gola të shpejtë, në minuta 64′ dhe 69′.
Pak sekonda pa përfunduar ndeshja, Harry Kane shënoi golin e dytë personal, në 90+4, derisa pak më herët, sulmuesi anglez gaboi nga penalltia, në minutën e 76-të./IndeksOnline/
Harry Kane | 🇩🇪 Wehen 2-3 Bayern Münich
— Goals Xtra (@GoalsXtra) August 27, 2025
Bayern scores in stoppage times !pic.twitter.com/EL3eRgVVBK