Bayern Munich merr vendim për Dybala
Pavarësisht nga thashethemet në javët e fundit, Bayern Munich ka vendosur të braktisin ndjekjen e tyre Paolo Dybala, i cili tani duket se do të qëndrojë në Juventus në sezonin e ardhshëm, transmeton Indeksonline.
Argjentinasi shihej si një nga zëvendësimet e mundshme ndaj Franck Ribery dhe Arjen Robben, të cilët të dy u tërhoqën në fund të sezonit.
Megjithatë, në anën tjetër, pala gjermane ka vendosur të përqëndrohet në objektiva të tjerë.
Në fakt, ata kanë vendosur fokusin e tyre në Ousmane Dembele lojtarin e Barcelonës dhe Leroy Sane të Man City. Dy lojtarë që mund të largohen këtë verë, si rezultat i inkuadrimit në lojë më pak se sa ata dëshirojnë.
Sa për Dybala, sulmuesi është i bindur se qëndron në Juventus këtë verë. Pas takimit me menaxherin e ri, Maurizio Sarri beson se ai mund të jetë i dobishëm në projektin që italiani ka në mendje./Indeksonline/.