Bayern Munich shënon fitoren e pestë radhazi në Bundesligë

Bayern Munich duket si skuadër e pakonkurrencë në Bundesligë.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë, ka shënuar fitoren e pestë radhazi këtë sezon, pasi e mposhti Werder Bremen, me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.
Luis Diaz hapi serinë e golave në minutën e 22-të, derisa Harry Kane dyfishoi rezultatin në 45+1, pasi u tregua i sakt nga penalltia.
Sulmuesi anglez nuk u ndal me kaq, pasi shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje, në minutën e 65-të, gol ky i 100-ti me fanelën e skuadrës bavareze.
Fitoren e vulosi Konrad Laimer, me golin e shënuar në minutën e 88-të.
Pas pesë ndeshjeve, Bayern kryeson tabelën me 15 pikë, ndërsa Werder Bremen renditet në vendin e 14-të, me vetëm 4 pikë./IndeksOnline/