Bayern Munichu zbulon fanellat e reja për sezonin e ri

Gjigandi gjerman, Bayern Munich ka publikuar fanellat e reja për sezonin e ri 2024/25.
Fanellat e reja janë prodhuar edhe këtë herë nga kompania gjermane Adidas, të cilët janë edhe sponsorët e “Bavarezëve” për shumë vite.
Bayern, i kthehet ngjyrës tradicionale të tyre asaj të kuqes pasi këtë sezon, kishte fanellën e bardhë, shkruan IndeksOnline.
Ndërsa po ashtu tre nuancat e ngjyrave në fanellë, nderojnë edhe Bayernin si skuadra e vetme gjermane që ka fituar “Tripletën”.
Fanella do prezantohet për herë të parë në finalen e Kupës së Gjermanisë për femra, ku Bayerni do përballet me Wolfsburgun./IndeksOnline/