75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 02 Maj 2024 / G T

Bayern Munich-un e refuzon edhe Rangnicki, i thotë “JO” – Austria nuk e lëshon trajnerin

Skuadra e Bayern Munich në fund të këtij sezoni do të mbetët pa trajner, pasi Thomas Tuchel ka vendosur të largohet për shkak të rezultateve të dobëta gjatë këtij sezoni.

Gazetari i Bild, Christian Falk përmes rrjeteve sociale ka raportuar se Ralf Rangnick e ka refuzuar skuadrën “Bavareze”, shkruan Indeksonline

Rangnick ishte kandidati potencial për ta zënë vendin e Tuchelit, madje bisedimet po zhvilloheshin në mënyrë intensive.

Por, sot raportohet se Ralf i ka thënë “jo” Bayernit – për shkak se dëshiron të qëndroj te Kombëtarja e Austrisë edhe pas Euro 2024./Indeksonline/