15:57 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Bayern Munich uron në shqip tifozët shqiptarë: Faleminderit [Foto]

Me rastin e fundit të vitit, për tifozët shqiptarë të Bayern Munich-ut, ka ardhur një urim special, nga vetë klubi gjerman.

Në faqen zyrtare në Facebook, bavarezët kanë postuar një foto të skuadrës me mbishkrimin “Falemnderit”, dhe më tej shkruajnë, “Të dashur tifozë të FC Bayern në Shqipëri,  shumë faleminderit për mbështetjen tuaj gjatë vitit 2017!”

Gjithashtu, urimin e tyre për tifozët shqiptarë, bavarezët e shoqërojnë edhe me flamurin Kombëtar Shqiptar, krahas logos së Bajernit të Mynihut.