18:06 / E Premte, 19 Prill 2024 / Gj. Sh

Bayern Muniche me dy mungesa të rëndësishme ndaj Real Madridit

Bayern Munich ka pasur probleme të mëdha me lëndimet e futbollistëve këtë sezon.

Skuadra bavareze javen e ardhshme do të luaj ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit, shkruan IndeksOnline.

Por në këtë ndeshje të rëndësishme, trajneri Thomas Tuchel nuk mund të llogaris në dy prej futbollistëve kryesor, Serge Gnabry dhe Leroy Sane.

Tekniku gjerman në konferenc për media paralajmëroi se dyshja janë në dyshim për ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Realit, e cila zhvillohet me 30 prill.

“Për Serge do të jetë një garë me kohën para ndeshjes kundër Real Madridit. Për Leroy do të jetë një garë kundër dhimbjes. Ne ndoshta nuk do ta çojmë atë këtë fundjavë në Berlin, kundër Union Berlin, ka shumë pak gjasa,” deklaroi Tuchel./IndeksOnline/