75 Mall Live Search
11:57 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Bayern nis bisedimet me City për Sane

Leroy Sane mund të largohet nga Manchester City.

The Citizens do të mund të detyrohen që ta shesin gjermanin nëse ai nuk pajtohet për kontratën e re.

Është Bayern Munich që ka hapur bisedimet me kampionin anglez për blerjen e futbollistit, shkruan Daily Record.

Sane shpesh është lënë jashtë formacionit titullar nga trajneri Pep Guardiola, prandaj klubi i ka dhënë leje Bayernit për të folur me përfaqësuesit e tij për kontratë.

City mund ta mendoj shitjen e Sane si opsionin më të mirë, pasi që ai deri tash ka refuzuar ofertën për vazhdimin e kontratës me ta përtej vitit 2021.