Bayern nuk humb kohë, prezanton CEO-n e ri

Bayern Munchen ditën e djeshme ka shkarkuar nga pozita CEO-n e klubit, Oliver Kahn dhe Drejtorit sportiv, Hasan Salihamidzic.
Shkarkimi i tyre erdhi vetëm pak kohë pasi ‘’bavarezët’’ u shpallen kampionë të Gjermanisë, shkruan IndeksOnline.
Pa kaluar 24 orë, Bayern Munchen ka zyrtarizuar CEO-n e ri, bëhet fjalë për Jan-Christian Dressen.
Ai tha se ndihet i lumtur me këtë pozitë dhe mezi pret të fillojë punën në detyrën e re.
Kam pasur plane të tjera jete. Kam pasur vite të mrekullueshme këtu dhe ka qenë një nga vendimet më të mira të jetës sime 10 vjet më parë. Kur ka diçka të re ju duhet të rishikoni planet tuaja. Dua të falënderoj të gjithë bordin mbikëqyrës për këtë mundësi. Puna sigurisht që nuk do të jetë e lehtë në javët në vijim, por mezi pres që të hyj në punë”, ka deklaruar Dreesen./IndeksOnline/