75 Mall Live Search
18:06 / E Premte, 24 Qershor 2022 / Gj. Sh

Bayern refuzon ofertën e dytë të Barcelonës për Lewandoeskin

Bayern Munchen e ka refuzuar ofertën e dytë prej 35 milionë euro plus 5 milionë bonuse të Barcelonës për Robert Lewandowski, transmeton Indeksonline.

Skuadra gjermane po kërkon së paku 50 milionë euro, për ta lënë të lirë sulmuesin polak.

Robert Lewandowski ka thënë se nuk dëshiron ta vesh fanellen e Bayernit, por që klubi gjerman nuk po e lejon largimin e tij, pavarësisht dëshirës së futbollistit për tu larguar në drejtim të Barcelonës.

Mediat gjermane kanë raportuar se Barcelona ka bërë ofertë zyrtare prej 35 milionë euro plus 5 milionë bonuse për Lewandowskin, por Bayern nuk janë të kënaqur me sjelljen e futbollistit, dhe dëshirojnë të fitojnë sa më shumë nga një trasnferim i tij, prandaj kanë refuzuar ofertën e klubit spanjoll.

Lewandowski ka një kontratë me klubin bavarez deri në qershor të vitit 2023./Indeksonline/