Bayerni shpërblen talentin e tyre të ri, ia vazhdon kontratën pasi t’i mbushë 18 vjet
Lennart Karl është zbulimi i fundit i Bayernit këtë sezon.
Talenti gjerman, bëri debutimin e tij me skuadrën e parë këtë sezon ku i cili theu rekordin e Musialas, duke u bërë golashënuesi më i ri i Bayernit në Ligën e Kampionëve, gjë që e arriti në ndeshjen ndaj Club Brugges-it.
Për këtë Bayerni do ta shpërblejë Karl-in, duke ia vazhduar kontratën e tij sapo t’i mbushë 18 vjet.
Të njëjtën formulë e kishte praktikuar edhe Barcelona me Lamine Yamalin.
17-vjeçari, ka bërë 11 paraqitje duke shënuar 2 gola dhe 1 asist me Bayernin./IndeksOnline/

