Bayern shpreh interesim për mbrojtësin e Chelseat, Tuchel e do në ekip

Skuadra e Bayern Munich është duke kërkuar një mbrojtës për bankë rezervë dhe tashmë ka nisur të “peshkojë” në klubin e Chelseat.
Sipas “MailSport”, Blutë e Londrës janë duke tentuar shitjen e mbrojtësit, Trevoh Chalobah dhe Bayerni ka shprehur interesim, shkruan Indeksonline
Chalobah është i lënduar dhe vuan nga dëmtimi i muskujve, por pritet që në fund të këtij muaji të rikthehet në fushë.
24-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, por Pochettino kërkon të bëjë të holla për t’i bërë disa blerje tjera në pozitat që kanë nevojë.
Në anën tjetër, Thomas Tuchel është një tifoz i Chalobah.
Sipas sajtit “Transfermarkt” mbrojtësi i Chelseat ka vlerën 18 milionë euro./Indeksonline/