16:48 / E Premte, 05 Janar 2024 / Gj. Sh

Bayern synon transferimin e futbollistit të Tottenhamit

Bayern Munich ka zgjedhur objektivat për ta përforcuar skuadrën për sezonin pranveror.

Klubi bavarez synon ta transferojë mbrojtësin e Tottenhamit, Eric Dier, shkruan IndeksOnline.

Bayern e sheh atë si kandidat të mirë, lojtar të gjithanshëm dhe me përvojë të gatshëm për të ndikuar menjëherë.

Po ashtu edhe skuadra e Tottenhamit është e gatshme ta shes Dierin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi anglez është i pëlqyer nga trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, i cili e dëshiroi atë edhe në verën e kaluar por marrëveshja u prish për shkak të kushteve./IndeksOnline/