75 Mall Live Search
10:58 / E Diele, 26 Janar 2025 / L A

Bayerni arrin marrëveshjen me portierin e Bundesliga 2, mungon vetëm zyrtarizimi

Bayerni do të bëjë lëvizjën e dytë në këtë afat të janarit.

Pas blerjes së Tom Bischof nga Hoffenhemi, Bayerni është gati të sigurojë edhe shërbimet e portierit 21-vjeçar të Kölnit, Jonas Urbig.

Siç raporton gazetari Florian Plettenberg, Bayerni do të paguajë rreth 7 milionë euro plus 3 milionë në bonuse, ku i cili pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Ai mund të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Holstein Kiel në Bundesliga.

Urbig, ka bërë 10 paraqitje për Kölnin në Bundesliga 2 dhe shihet si e ardhmja e portës gjermane./IndeksOnline/