75 Mall Live Search
17:59 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / C E

Bayerni barazon sërish në Bundesligë, mundësi për Dortmundin

Bayern Munich ka barazuar për të dytën herë në Bundesligë, për ta rrezikuar kështu pozitën e parë në renditjen tabelare.

Bavarezët barazuan 1:1 në udhëtim ndaj Hoffenheimit, në kuadër të javës së 26-të në Bundesligë.

Madje, ishin vendasit ata që arritën të kalonin në epërsi në minutën e 32-të. Ishte Baumgartner i cili realizoi në minutën e 32-të të ndeshjes.

Por, për epilogun 1:1 u përkujdes Robert Lewandowski i  cili realizoi në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Pjesa e dytë më nuk prodhoi gola dhe Bayerni u njoftua me barazimin e dytë radhazi në kampionat.

Kështu, tani Bayerni ka 60 pikë në vendin e parë, 10 më shumë se Dortmundi, por i cili ka dy ndeshje më pak të luajtura.

Nëse i fiton të dyja ato, diferenca me kampionin gjerman do të ishte në vetëm katër pikë.

Në anën tjetër, Hoffenheim mbetet i pesti me 44 pikë.