75 Mall Live Search
12:53 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bayerni do të luajë me Chelsean, ky është reagimi i Neuerit

Bayerni do të luajë me Chelsean në fazën e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Gjermanët e kanë të freskët e finalen e Munchenit, ku londinezët fituan pas penalltive titullin e tyre të parë në histori.

Kapiteni i Bayernit, Manuel Neuer, ka thënë se mezi po e presin ndeshjen kundër Chelseas,

Ne mezi presim të luajmë në Londër. Ne kemi pasur përvoja të mira. Chelsea është një ekip i rrezikshëm. Ne duhet t’i marrim ata me seriozitet dhe të përqendrohemi në këtë çështje. Sigurisht që duam të kalojmë  në raundin tjetër“, ka thënë portieri gjerman. /IndeksOnline/