75 Mall Live Search
20:25 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bayerni e bën ‘pikë e pesë’ kundërshtarin, ia shënon 23 gola

Me 11 gola në pjesën e parë dhe 12 të dyten Bayerni i ka dhënë mësim Rottach-Egern në ndeshjen miqësore.

E gjithë ndeshja mbaroi me rezultatin 23:0 në favorë të Bayern Munich kurse për Bayernin debutoi me gol edhe Leon Dajaku ku për të është goli i parë me skuadrën gjermane, shkruan Indeksonline.

 Kampioni i Bundesligës e transferoi në korrik talentin kosovar nga rivali i tyre Stuttgart, pas paraqitjeve mbresëlënëse në sezonin e kaluar.

Pesë lojtar të Bayern Munich kanë arritur të shenojn hat trick.

Golat për Bayern në këtë ndeshje i shenuan: Sanchez 2, Dajaku 1, Lewandowksi 3, Gnabry 1, Tolisso 4, Muller 3, Wriedt 3, Singh 1, Gortzka 3, Dietrich o.g, Nollenberger 1./Indeksonline/.