Bayerni e “çmonton” Wolfsburgun, pa mëshirë ia shënon tetë gola
Skuadra e Bayern Munchen ka shënuar fitore të thellë 8:1 ndaj Wolfsburug në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Bundelsiga.
Qysh në minutën e 5’të filluan golat. Ishte Fischer (autogol) që i dha epërsinë “Bavarezëve”, shkruan Indeksonline
Skuadra mysafire barazoi shifrat me anë të Pejcinovicit në minutën e 13’të.
Por, ekipi i Vincent Kompnay shënoi për 2:1 në minutën e 30’të me golin e Luis Diazit.
🚨🇩🇪 WHAT A GOAL FROM HARRY KANE WITH BAYERN MUNICH! 🤯pic.twitter.com/WBxm7mIhlN
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) January 11, 2026
Në pjesën e dytë, “luani” u zgjua nga gjumi dhe Bayerni shënoi edhe gjashtë gola tjerë.
Golashënuesit e 45 minutëshit të dytë ishin: Olise (2), Harry Kane, Leon Goretzka, Guerreiro dhe Jenz (autogol).
Me fitore, Bayern Munchen shkon në kuotën e 44 pikëve në pozitën e parë./Indeksonline/

