Bayerni e deklason Pafosin në Qipro

Bayern Munchen ka arritur fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve.
Në xhiron e dytë, Bayerni i Vincent Kompany e ka mposhtur Pafosin e Qipros në udhëtim me shifrat prej 5-1.
Serinë e golave në ndeshje e hapi i zakonshmi Harry Kane, i cili shënoi në minutën e 15-të. Golin e dytë e shënoi Raphael Guerreiro pesë minuta më vonë, pas asistimit nga Nicolas Jackson.
Ky i fundit shënoi vetë në minutën e 31-të, para se për Bayernin të shënonte përsëri Harry Kane, tre minuta më vonë.
Vendasit shënuan golin e nderit në minutën e 45-të, me anë të Mislav Orsic.
Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, të cilin e gjeti Michael Olise në minutën e 69-të.
Bayerni ka dy fitore nga dy xhirot e para, teksa Pafos ka një pikë.