75 Mall Live Search
20:32 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / Blerim

Bayerni e mposhtë Dortmundin në “Signal Iduna Park”, Lewandowski fantastik!

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Dortmundit dhe Baynerit, duel ky në kuadër të xhiros së shtatë në Bundesligë.

Skuadra e Dortmundit e filluan mirë takimin ndaj “bavarezëve”,  ku shënuan përmes Reus në fund të pjesë së parë, por nuk shkoi shumë gjatë në minutat shtesë, Alaba barazoi rezultatin në 1:1, me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, shkruan IndeksOnline

Ndërkaq, pjesa e dytë solli ndryshime te të dyja skuadrat, Lewandowski ishte ai që e kaloi në epërsi skuadrën e tij në minutën e 48’të takimit, madje Sane ngriti shifrat në 1:3, në minutën e 80’të. Por, Dortmundi nuk u ndal ata shënuan edhe njëherë përmes Haaland, gol ky që nuk i mjaftoi asgjë.

Rezultati final i takimi u vendos në 2:3.