Bayerni e nis me fitore vitin e ri, mposht lehtësisht Hoffenheimin

Bayern Muncih e ka nisur me fitore vitin 2024 në Bundesligën gjermane.
Skuadra bavareze mposhti në ”Allianz Arena” Hoffenheimin, me rezultat bindës 3-0, shkruan IndeksOnline.
Bayern kishte epërsinë qysh nga minuta e 18-të, kur Jamal Musiala shënoi golin e parë në ndeshje. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.
20-vjeçari gjerman shënoi edhe golin e dytë, në minutën e 70-të.
Fitoren e Bayern Munich e vulosi goli i Harry Kane në minutën e 90-të.
Pavarësisht fitores, Bayern mbetet në vendin e dytë në tabelë me 41 pikë, një më pak se Bayer Leverkusen.
Në anën tjetër, Hoffenheim mbetet në vendin e shtatë, me 24 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/