75 Mall Live Search
11:03 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / L K

Bayerni e riblen futbollistin e saj dhe e dërgon menjëherë në huazim

Bayern Muncheni e ka riblerë përsëri Armindo Sieb-am nga Greuther Fürth-i duke përdorur opsionin e riblerjes që e kishte në marrëveshje.

21-vjeçari kishte shkëlqyer të Greuther Furth, duke rënë në sy të shumë skuadrave të njohura.

Kontrata e re e Sieb në Mynih është e vlefshme deri më 30 qershor 2027. Ai do t’i kalojë dy sezonet e ardhshme në huazim te Mainz.

“Ne e kemi ndjekur nga afër Armindon gjatë dy viteve të tij në Fürth. Ai ka përparuar shumë mirë, veçanërisht sezonin e fundit. Ai ishte ndër lojtarët më të mirë në grupmoshën e tij. Armindo është një lojtar jashtëzakonisht i shpejtë dhe agresiv. Ai përshtatet shumë mirë me Mainzin me stilin e tij dhe Bundesliga tani është hapi tjetër logjik për të” ka thënë Christoph Freund , drejtor sportiv i FC Bayern./Indeksonline/