75 Mall Live Search
08:37 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / B O

Bayerni e ul çmimin për Lewandowskin, edhe dy ditë afat për polakun!

Bayern Munchen raportohet se është i gatshëm të ulë çmimin për Lewandowskin.

Bavarezët raportohet se janë të gatshëm të ulin çmimin në 45 milionë euro për shërbimet e sulmuesit polak.

Sipas mediave gjermane, Bayern i ka dhënë afat Barcelonës deri të shtunën që të negociojë blerjen e Lewas, në të kundërten sulmuesi do të bashkohet me bavarezët në ndeshjet parasezonale.

Barça raportohet se është e gatshme të ofrojë vetëm 40 milionë euro për polakun dhe asnjë cent më shumë./Indeksonline/