75 Mall Live Search
23:00 / E Martë, 12 Prill 2022 / AR

Bayerni ecë te shpija, çfarë Villareali “mama mia”

Villareali e ka eliminuar Bayern Munich në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas golit të Robert Lewandowski, në minutën e 52’, erdhi edhe reagimi i “Nëndetëses së verdhë”, me Chuckweze që shënoi në minutën e 88’ për t’i çuar në shtëpi bavarezët.

Skuadra e Emery vazhdon të mbetet “arrë e fortë” në Champions League duke i treguar dhëmbët edhe ndaj një skuadre si Bayern Munich.

Për kampionët gjermanë, ky disafatë do të duhet të harrohet shumë shpejt, për t’u fokusuar vetëm në ligë, objektivin e vetëm të mbetur të sezonit.

Ndeshja e parë në mes të skuadrave u mbyll me rezultat 1-0 në favor të “Nëndetëses së Verdhë”.