75 Mall Live Search
17:37 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Bayerni i jep leksion Stuttgartit, në ndjekje të Dortmundit

Bayern Munchen ka mposhtur Stutgartin me rezultat 4-1 në ndeshjen e xhiros së 19-të të Bundesligës.

Bavarezët kaluan të parët në epërsi me golin e Alcantara në minutën e 5-të.

Rezultatin e barazoi Donis në minutën e 26-të të ndeshjes.

Bayerni në pjesën e dytë u paraqit më frikshëm duke shënuar edhe tri gola, shkruan Indeksonline.

Fillimisht kaluan në epërsi për herë të dytë me autogolin e Gentner në minutën e 55-të.

Golin e tretë e shënoi Goretzka në minutën e 74-të.

Gjashtë minuta para fundit, Lewandowski shënoi golin e fitores.

Me këtë fitore, Bayerni është në vendin e dytë me 42 pikë, gjashtë më pak se Dortmund dhe tri më shumë se Monchengladbach. /IndeksOnline/