17:30 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Bayerni i jep minuta Dajakut, fiton me “poker” ndaj Herthas

Bayerni ka mposhtur Herthan e Berlinit me rezultat 0-4 në ndeshjen e xhiros së 18-të të Bundesligës.

Golat për bavarezët i shënuan Muller (60′), Lewandowski (73′), Alcantara (76′) dhe Perisic (84′).

Mbi 10 minuta në këtë sfidë luajti edhe futbollisti kosovar, Leon Dajaku.

Me këtë fitore, Bayerni është në vendin e dytë me 36 pikë, katër më pak se Leipzig. /IndeksOnline/