Bayerni i kthehet fitoreve në Bundesliga, vazhdon rrugën drejt titullit

Skuadra e Bayern Munchen ka shënuar fitore 3:2 ndaj St. Paulit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Bundesliga.
Pikërisht vendasit shënuan gol të parët me anë të sulmuesit, Harry Kane në minutën e 17’të, shkruan Indeksonline
Por vetëm pas 10 minutash, mysafirët barazuan shifrat në 1:1 me anë të Saad.
🚨🇩🇪 GOAL | Bayern Munich 3-1 St. Pauli | Leroy Sane
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 29, 2025
LEROY SANE MAKES IT THREE FOR BAYERN MUNICH!pic.twitter.com/G77dqMS9Pg
Në pjesën e dytë, Leroy Sane e shpëtoi Bayernin nga një tjetër rezultat negativ. Gjermani shënoi dy gola, një në minutën e 53’të dhe një në minutën e 71’të.
Të vetmin gol për mysafirët në pjesën e dytë e shënoi Ritzka.
Me këtë fitore, Bayern Munchen shkon në kuotën e 65 pikëve në pozitën e parë, gjashtë më shumë se vendi i dytë, Leverkuseni (59)./Indeksonline/