75 Mall Live Search
11:08 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Bayerni ia bën gati realit 42 milionë euro për yllin e skuadrës

Drejtuesit e Bayern Munich kanë vendosur ta bëjnë efektive klauzolën e blerjes se James Rodriguez.

Klubi gjerman tashmë ka njoftuar se do të paguajë 42 milionë euro, të vendosura si çmim për transferimin e lojtarit kolumbian, siç është rënë dakord nga të dyja klubet, verën e kaluar.

Në 42 milionë eurot duhet të shtohen edhe 13 milionë euro të paguara nga transferimi i kolumbianit këtë sezon dhe sezonin e ardhshëm, kështu që lamtumira e James nga Real madridi do të kushtojë 55 milionë euro.

Vendimi i klubit bavarez është i fortë dhe në të vërtetë, Real Madridi tashmë është në dijeni të lëvizjes së bavarezëve, liderët e të cilëve mund të prisnin 12 muaj për të nënshkruar transferimin definitiv, por kanë vendosur t’i sjellin më përpara afatet dhe të sigurojnë pjesëmarrjen e një lojtari, që është bërë referencë absolute e dorës së Jupp Heynckes.