Bayerni ia tregon datën e fundit Barcelonës për Lewandowskin

Situata e Robert Lewandowskit ka arritur në pikën që polaku nuk donte ta arrinte. Sulmuesi është dashur të paraqitet dje në ambientet e Bayern Munichut për t’iu bashkuar skuadrës në ndeshjet parasezonale.
Ai i ka kaluar kontrollet mjekësore dhe është pjesë e skuadrës për stërvitjet e sotme që fillojnë në orën 10:00.
Bayern i ka komunikuar Barcelonës njoftimin se situata me të duhet të zgjidhet para të shtunës. Ky do të jetë afati i fundit për Barçën, ose sulmuesi do të mbetet pjesë e bavarezëve.
Gjermanët duan që ai të qëndrojë, por nuk do ta detyrojnë të qëndrojnë me zor në skuadër. 50 milionë euro është çmimi që ka caktuar Bayern për shitjen e Lewas./Indeksonline/