75 Mall Live Search
17:36 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bayerni kërkon talentin e Arsenalit

Është shfaqur një emër i ri që përflitet për transferimin te Bayern Munich, bëhet fjalë për Joe Willock nga Arsenal.

Sipas informacioneve të Sky UK, kampionët rekord të kampionatit gjerman interesohen për firmën e talentit.

19-vjeçari ka dalë nga akademia e Arsenalit dhe luan në qendër të mesfushës.

Një pozicion me konkurrencë të madhe në skuadrën bavareze, kështu që ai do të pozicionohej diku tjetër, mbase në krahë, aty ku Bayern kërkon të përforcohet.