Bayerni kërkon të përforcohet për Botërorin e Klubeve, hedh sytë te ylli i Liverpoolit

Kampioni i ri i Gjermanisë, Bayern Munichu dëshiron të përforcohet para nisjes së Botërorit të Klubeve.
Sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, “Bavarezët” kanë shprehur interesim për yllin holandez të Liverpoolit, Cody Gakpo.
Përveç tij Bayerni në listë ka edhe lojtarët si Kaoru Mitoma i Brightonit dhe Rafael Leao i Milanit.
🚨🔴 EXCL | FC Bayern are now also considering Cody #Gakpo in their search for a high-profile left winger!
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) May 26, 2025
The 26 y/o Dutchman is on the shortlist behind Kaoru Mitoma and Rafael Leao. There has already been contact regarding Gakpo – and still is. Max Eberl likes him.
Gakpo is… pic.twitter.com/WpjBOa8Y7e
Gakpo konsiderohet si një kandidat i mundshëm për t’u larguar nga FC Liverpool nëse arrin një ofertë e përshtatshme për të.
Holandezi këtë sezon arriti të shpallet kampion në Premierligë me Liverpoolin, duke fituar trofeun e tij të dytë që nga ardhja e tij në vitin 2023./IndeksOnline/